×
  • Lajme
  • Lajme

    VV dhe LDK sot mbajnë takimin e radhës, kjo do të jetë tema e diskutimeve

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 8:01

    Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, sot i vazhdojnë takimet, ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.


    Takimi do të zhvillohet në seli të Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.

    Ky pritet të jetë takimi i fundit i grupeve punuese dhe më pas pritet të nisin takimet intensive mes kryeut të VV-së, Albin Kurti dhe të LDK-së, Isa Mustafa, që të dakordohen rreth propozimit të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.

    Kujtojmë se të hënën Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë pritet të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!