×
  • Lajme
  • Lajme

    VV e akuzon Kushtetuesen për zvarritje vendimmarrjeje në kërkesat e dorëzuara nga kjo parti

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 20:33

    Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Gjykata Kushtetuese po e zvarritë vendimmarrjen për katër kërkesat e dorëzuara nga ky subjekt politik.


    Sipas VV-së, të gjitha këto kërkesa kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme institucionale dhe kushtetuese, dhe Gjykata Kushtetuese do të duhej të ishte efikase në shqyrtimin dhe nxjerrjen e aktgjykimeve.

    “Është princip i së drejtës shqyrtimi dhe vendosja në kohë të arsyeshme, kurse ndjeshmëria e rasteve do të duhej të bënte që Gjykata t’i trajtonte me prioritet”.

    “Kjo gjykatë nuk guxon të jetë selektive në trajtimin e rasteve, dhe t’i shtyjë për afat të pacaktuar kërkesat e bëra në adresë të saj. Sjellja e tillë e një institucioni kaq të lartë e forcon bindjen se në Kosovë nuk kemi shtet ligjor e të së drejtës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!