×
  • Lajme
  • Lajme

    VV e LDK ‘hallakamë’ për pozita edhe në Prizren

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 15:30

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i kanë punët mirë as në Prizren. Përveç në qendër, për pozita nuk po pajtohen as në qytetin historik të Kosovës. Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka drejtuar akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Është Faruk Dakaj nga Vetëvendosje ai i cili ka shkruar në profilin e tij në Facebook se posti i kryesuesit të Kuvendit Komunal u takon atyre e jo LDK_së.

    Pas zgjedhjes së Artan Abrashit si deputet, Kuvendi Komunal i Prizrenit ka mbetur pa kryesues. Dakaj në reagimin e tij, ndër të tjera ka shkruar se LDK në Prizren është parti e pazareve, por jo e partneritetit.

    Në vazhdim e gjeni reagimin e plotë:

    LDK në Prizren është parti e pazareve, por jo e partneritetit. (Dhelpër)
    Për LDK-në interesi i qytetarit vjen i fundit, sa për PDK-në dihet moti.
    Kryesuesi i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe do të bëhet.
    Ndryshe, dy partitë në fjalë, pra VV e LDK janë në koalicion në Prizren, derisa janë në negociata për bashkëqeverisje edhe në nivel vendi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!