Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë shpenzuar vetëm një javë kohë pas zgjedhjeve, që të harmonizojnë një program 26 faqesh qeverisës. Ai program tash e sa javë mbetet sekret për publikun, shkruan Reporteri.net.
Por, le të kujtojmë disa nga pikat e përgjithshme që premtuan në fushatë të dy partitë që pritet të formojnë qeverinë, me kryeministër Albin Kurti. Këto premtime i dhanë në studio televizive dhe tubime të ndryshme.
Premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje
Kurti kishte premtuar pesëfishimin e numrit të inspektorëve, të punës, nspektorët e shëndetësisë, ambientit dhe ndërtimit. Kishte premtuar rritje të re të pagës për mjekët.
Ai ka premtuar një fond prej 40 milionë euro për efiçiencë të energjisë.
Lëvizja Vetëvendosje ka paraparë shkollim parashkollor për të gjithë fëmijët në Kosovë.
Kanë premtuar shkollim të lartë pa pagesë.
Kishin premtuar veting në drejtësi dhe në siguri.
30 % të kabinetit qevritar me gra.
Të ardhurat më pask se 300 euro nuk do të jenë të tatueshme, kishte premtuar Kurti.
400 milionë euro për ushtrinë.
Bankë Zhvillimore me kamarë 3 %.
Fondi Sovran, një instrument i politikave zhvillimore në vend.
1000 bursa për vajza student të talentuara.
Premtimet e LDK-së
Drejtorët e shkollave të kenë kontrata të përhershme që të mos varen nga politika.
“Drejtësia 23” që nenkupton se do të fillojë me vetingun e përgjithshëm për gjyqësorin, prokurorinë dhe policinë.
Mbulueshmëri të plotë të barnave.
Dyfishim të buxhetit për shendetësi.
Zyrë shtetrore të hetimit që do të merret me hetimin e prejardhjes së pasurisë.
Bashkimi i ATK-së me Doganën.
Mbledhja e TVSH-së brenda.
Sigurimet buqjësore.
15 milionë në materiale për tekstet shkollore.
500 mijë euro për themelimin e inkubatorëve.
Fondi investiv prej 300 milionë euro të privatizimit do të shkojë për idetë innovative të rinisë. /Reporteri.net/