Deputeti i Lëvizjes Artan Abrashi sot në fjalimin e tij e ka quajtur qeverinë aktuale ilegale dhe Avdullah Hotin kryeministër “Koti”.
Kjo gjë ka bërë që të reagoj fuqishëm kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka kërkuar përjashtimin nga salla të deputetit të VV-së, ose ky i fundit ta tërheq fjalën.
Ndërsa kërkesa e deputetit Gashi nuk u mor parasysh, deputetët e VV-së, vazhduan ta quajnë Avdullah Hotin kryeministër “Koti”.
Kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, mbrojti bashkëpartiakun e tij Artan Abrashi duke thënë se ai foli shumë mirë dhe se fjala “Koti” nuk është gjuhë joparlamentare, ndërsa tha se “harrone që dikush mund t’i nxjerrë nga salla deputetët e VV-së”.
Por çfarë kuptimi ka fjala Koti. Sipas fjalorit shqip-shqip, kot do të thotë: pa dobi, pa ndonjë përfitim, pa bërë asgjë, pa ndonjë qëllim a synim të caktuar, shkruan Reporteri.net.
/Reporteri.net/.