×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca

    VV insiston në votim të fshehtë për Kryetar Kuvendi

    Reporteri
    09 Maj 2025 | 10:28

    Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me përpjekjet për ta ndryshuar mënyrën e votimit për Kryetar Kuvendi në formë të fshehtë, shkruan Reporteri.net.

    Këtë propozim VV është duke e bërë qe pesë seanca radhazi. Partitë tjera kanë dale vazhdimisht kundër, duke mos propozuar anëtarë Komisioni, duke e lënë secilën herë në gjysmë këtë përpjekje.

    Kandidatja e VV’së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

    PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV’së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!