Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në Batajnicë të Beogradit, në vendin ku janë varrosur 700 trupa të shqiptarëve, Serbia ka filluar ndërtimin e një kishe ortodokse.
Sipas këtij subjekti politik, ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar këtë veprim duke e konsideruar akt përçmimi të Serbisë ndaj viktimave shqiptare të këtij akti gjenocidal të Serbisë.
“Nuk mund të ketë̈ asnjë̈ marrëveshje paqeje e pajtimi mes Kosovës e Serbisë̈, derisa kjo e fundit nuk i pranon krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe derisa nuk kërkon falje për këto krime, duke i ndjekur dhe dënuar shumë nga kriminelët e luftës që i ka amnistuar”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.