Kabineti i kryeministrit Albin Kurti i ka kaluar të premten e kaluar projektligjet për çmimet tavan dhe për sigurimet e detyrueshme shëndetësore.

Një javë, më pas, në seancën e sotme, këto dy projektligje janë dërguar për miratim edhe në Kuvend.

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci propozoi që këto dy projektligje, dhe po ashtu edhe ai për shtetësinë të hidhen në votim sot në Kuvend, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Reklamë

Ajo tha se këto projektligje e kanë kaluar shqyrtimin nëpër komisione dhe kërkoi të futen në rendin e ditës së seancës së sotme.

Kundër shmangies nga procedura në mënyrë që këto projektligje të hyjnë në rend të ditës në seancën e sotme, u shprehën partitë opozitare.

Projektligji për çmimet tavan, i njohur si projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit të tregut, ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2023.

Njëjtë kishte ndodhur edhe me projektligjin për sigurimet shëndetësore. /Reporteri.net/