×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    VV-ja i thotë JO pjesëmarrjes në seancën e sotme të opozitës për ushqimin në FSK

    Reporteri
    14 Tetor 2024 | 11:48

    Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk marrin pjesë sot në seancën e thirrur nga opozita për të diskutuar rreth furnizimit me ushqim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në konferencën ku u paraqitën deputetët, Mefail Bajqinovci dhe Enver Dugolli, ky i fundit tha se VV s’merr pjesë në asnjë seancë apo iniciativ të opozitës.

    Ai përmendi edhe seancën për bisedën e Milan Radoiçiq dhe Mimoza-Kusari Lila, ku tha se opozita nuk mund t’i mësojë ata se kë ta kenë shefe të deputetëve.

    “Tentimi për të shkarkuar Mimoza-Kusari Lilën si kompenzim i pjesëmarrjes në seanca është absurd, për të cilin ne nuk e pranojmë. Ne as nuk përzihemi se kënd e vetojnë ata për shefa të grupeve parlamentare, e aq më pak të përzihen për shefen tonë. Si rrjedhojë ne nuk marrim pjesë në ansjë lloj seance apo iniciative që vie nga ana e tyre derisa ata nuk refletojnë që të shmangin këtë formë imponimi, kjo është arsyeja e parë”, tha Dugolli fillimisht.

    “E dyta arsye është se në fillim të tetorit me kërkesën e bërë nga opozita, në mënyrë unanime ëprkrahëm kërkesën e tyre për të ftuar ministrin Ejup Maqedonci në raportim. Me shumë se tri orë diskutuam dhe ministri iu përgjigj të gjitha pretendimeve dhe shqetësimeve të ngritura nga opozita rreth çështjes së ushqimit dhe temave tjera në dy seanca. Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme nga opozita është vazhdimësi e një serie të dezinformatave që synon tash e disa ditë ta keqinformojë qytetarin. Kjo po bëhet me qëllim që ta dobësojë rolin e FSK’së që këto katër vitet e fundit ka bërë një progres të jashtëzakonshëm”, ka thënë Dugolli në konferencë.

    Në anën tjetër, deputeti Bajqinovci tha se në FSK s’ka pasur dhe s’ka ngecje me ushqim, dhe se cilësia e tij është e lartë, dhe se çka është folur deri tash ka qenë shpifje.

    “Nuk ka pasur dhe nuk ka ngecje me ushqim. Furnizimi bëhet në baza të rregullta, në kohë dhe me cilësi të lartë. Të gjitha janë shpifje deri sot”, tha Bajqinovci.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!