Aktivisti më i “zhurmshëm” i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, do të jetë një nga kandidatët për deputet.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke treguar se Dega e VV-së në Prishtinë, më saktë Këshilli i degës së Prishtinës, ia ka dhënë votat për të qenë në listë.
Por ky veprim duket i habitshëm kur kihet parasysh fakti se Ahmeti, për shkak të pjesëmarrjes në organizim protestash, nuk i kishin marrëdhëniet e mira gjatë gjithë kohës.
Partia e Albin Kurtit, përmes Komisionit disiplinor, para disa vjet e kishte shkarkuar Ahmetin nga pozicioni i drejtuesit të Sekretariatit për Logjistikë dhe IT, pasi ishte vërtetuar se ai kishte abuzuar me detyrën dhe kishte keqpërdorur donacionet e partisë, duke i përvetësuar. Madje, ai ishte përjashtuar nga gjitha pozicionet drejtuese dhe për një kohë të gjatë i ishte ndaluar të kandidonte në çfarëdo detyre.
Por duket se Kurti ia ka falur këtë aktivistit Ahmeti, i cili e ka mbrojtur jashtëzakonisht shumë ku u nda Vetëvendosje.
Më poshtë e gjeni vendimin e komisionit disiplinor: