×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja nis përgatitjet për tubimin e nesërm, do të mbahet para Qeverisë

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 18:54

    Lëvizja Vetëvendosje ka nisur përgatitjet për tubimin e nesërm që pritet të mbahet me fillim nga ora 17:00.


    Kryeministri Kurti gjatë ditës ka thënë se tubimi do të jetë paqësor dhe se do të ketë edhe fjalime, e përveç kësaj edhe muzikë.

    Në kuadër të kësaj në sheshin “Skenderbeu” po përgatitet skena ku do të mbahen fjalimet e edhe performancat  muzikore, shkruan Reporteri.

    Tubimi i së premtes i Vetëvendosjes vjen pasi më 12 qershor, kjo parti  feston 15-vjetorin e themelimit.

    Nga kjo parti kanë thënë se tubimi do të jetë paqësor, mirëpo Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shprehur shqetësimin se situata mund të eskalojë. Kjo ambasadë  ka kërkuar nga personeli qeveritar amerikan dhe nga qytetarët amerikanë në Kosovë që të shmangin sheshet e Prishtinës nga data 10 deri më 17 qershor.

    Kujtojmë se VV që prej kur u rrëzua nga ekzekutivi kosovar ka iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve, duke kërkuar zgjedhje të reja./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!