×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja nuk e sakrifikon Konjufcën, Bislimi insiston: Harrojeni shkarkimin

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 21:42

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka folur për ofertat para dhe pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar i Kuvendit të Kosovës.


    Bislimi tha se ofertat para 26 dhjetorit nuk mund të jenë të njëjta me ofertat pas kësaj date, sepse sipas tij më parë bëhej fjalë për pozitën e kryetarit të Kuvendit, e tash bëhet fjalë për Glauk Konjufcën.

    “Para 26 dhjetorit bëhej fjalë për pozitën e kryetarit të kuvendit, e tash bëhet fjalë për Glauk Konjufcën”, është shprehur Bislimi në Pressing.

    Ai gjithashtu tha se më mirë është një marrëveshje e mirë se sa një marrëveshje e shpejtë.

    “Më mirë është një marrëveshje e mirë se sa e shpejtë”, ka thënë Bislimi.

    Sipas tij nuk do të ishte në rregull që dy liderët, si dy “diktator” të nisnin lëvizje të tilla duke e larguar Konjufcën.

    Pos tij, edhe dy deputetët tjerë Albulena Haxhiu e Liburn Aliu, e kanë quajtur tallje propozimin e fundit të LDK-së që kjo parti të marrë kryeparlamentarin deri në kohën kur të zgjidhet presidenti i ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!