×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja përjashton nga partia anëtarin që u arrestua për ngacmim seksual të dy 16 vjeçareve

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 18:25

    Mësimdhënësi i gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri, Hysen Ademi, po akuzohet nga një nxënëse e kësaj shkolle për sulm seksual.


    Ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve si dhe është suspenduar përkohësisht nga shkolla. Ademi ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka vendosur të ia pezullojë statusin e anëtarit.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga qendra e VV’së në Vushtrri.

    “Pas raportimeve të medieve për ngacmim seksual të dy nxënëseve të Gjimnazit “Eqrem Çabej”, nga mësimdhënësi Hysen Ademi, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rasti është adresuar në Komisionin Diciplinor në kuadër të Lëvizjes, me kërkesë të kryetarit të Qendrës, Besim Muzaqi.

    Ky rast është trajtuar me prioritet nga Komisioni Diciplinor i cili ka marrë vendim që: – Hysen Ademi, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i pezullohet statusi i anëtarit në Lëvizje VETËVENDOSJE!”, thuhet në reagim.

    Ndryshe Gazeta Reporteri kishte raportuar mbrëmë dhe sot gjatë ditës për anëtarin e VV-së.

    Skandal: Arsimtari 51 vjeçar i Gjimnazit në Vushtrri ngacmon seksualisht dy nxënëse 16 vjeçare – arrestohet

    I arrestuari për ngacmim seksual të dy 16 vjeçareve në Vushtrri, ishte kandidat i VV-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!