Derisa në Berlin po zhvillohet samiti ku dyshja Merkel-Macron kanë filluar të presin liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor që sapo ka filluar në Bundeskanzleramt, Lëvizja Vetëvendosje po mbanë protestë po ashtu në Berlin, shkruan Reporteri.net
Sipas organizatorëve qëllimi i kësaj proteste është që ti tregojë botës që Thaçi dhe Vuçiqi nuk janë përfaqësuesit e duhur të cilët nuk paraqesin unitetit e qytetarëve, sidomos ata kundërshtojnë Presidentin Thaçi.
Për Vuçiqin kanë thënë se është ish-ministër i Millosheviqit i cili i mohon masakrat e ndodhura në Kosovë, ndërsa për Thaçin kanë thënë që është zgjedhur President duke i blerë deputetët.
”Njëri është ish-ministër i Sllobodan Millosheviqit, i cili e quan Millosheviqin si lider të madh se e i përgënjeshtron masakrat, kurse tjetri është president i joni kriminel, i cili është zgjedhur me snajper dhe duke blerë deputet”, ka thënë Sali Abazi, aktivist i VV-së.
Ai tutje ka thënë që këto negociata janë duke u zhvilluar kundër vullnetit të Kosovës.
Protestuesit kanë bërë thirrje për të mos bërë pazare me Serbinë, por bashkim me Shqipërinë po ashtu kanë kërkuar edhe burgimin e Thaçit.
Kërkesë e tyre ndaj Gjermanisë ishte që të mos i mbështetë këto pazare, të cilat janë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.