×
  • Lajme
  • Lajme / Partia del me reagim

    VV-ja thotë se asamblistët Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë përjashtuar nga partia

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 12:45

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar  zyrtarisht se asamblistët Berat Lahu dhe Edmond Azemi nuk janë më pjesë e kësaj partie.

    Në njoftim është bërë me dije set Lahu dhe Azemi janë përjashtuar nga VV-ja me vendim të komisionit disiplinor, i cili është marrë më 10 mars.

    “Dy anëtarë të grupit parlamentar të Kuvendit Komunal në Prishtinë janë përjashtuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Berat Lahu dhe Edmond Azemi nuk janë më pjesë e Lëvizjes VETEVENDOSJE!, me vendim të komisionit disiplinor të Lëvizjes. Vendimi i parë është marrë me datën 10.03.2025. Votimi dhe prezenca në seanca në të cilat dëmtohet interesi publik dhe tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve për interesa të ngushta, janë arsyet e këtij përjashtimi. Rruga jonë është gjatë dhe vështirë, ata që për interese personale tjetërsojnë këtë rrugëtim nuk kanë vend në Lëvizje!”, është thënë në njoftimin e VV-së.

    Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, Berat Lahu shpërtheu me kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje e Kryetarit të Degës së VV’së në Prishtinë, Arben Vitisë, pasi u bë e ditur se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar.

    Lahu, në seancën e parë si i pavarur në Kuvendin Komunal, tha se Arben Vitia e sabotoi qëllimshëm fushatën për zgjedhjet lokale të vitit 2021.

    Ai tha se Vetëvendosje i ka humbur zgjedhjet lokale në Prishtinë në mënyrë të turpshme.

    “Garën për kryetar e kemi humbur turpësisht. Unë i kam thënë Arben Vitisë se ne [LVV-ja] kemi humb, s’ka fitu LDK-ja, nuk ka fitu Përparim Rama. Me pas dashtë Vetëvendosje s’kish pas kush që e mund. Por, kandidati.. ai s’ka dashtë, ai e ka sabotu fushatën dhe këta e dijnë plot. Dhe kjo është e shkruar në raportin tim për fushatën si pjesë e shtabit”, tha Lahu.

    Duke folur për Arben Vitinë, Lahu tha se “dikush që prej 65% e sjell subjektin në 35%, duhet të japë dorëheqje”.

    “Arben Vitia s’ka jep dorëheqje, ka vazhdu prapë”, shprehu zhgënjim Lahu.

    Ai përmendi edhe rastin e njohur si Badoci.

    “Vendimi ma i turpshëm që e ka bë thyerjen nuk është ai i Badocit, por Badoci ka qenë simptoma për shkak se ne jemi manipulu ku vet kolegia Nora ka thënë se ky vendim është për Prokurori. Edhe unë pajtohna për këtë, por unë kam qëndruar nën mashtrimin e Gëzim Sveçlës që ky qëndrim është i kryesisë qendrore dhe i Albin Kurtit”, tha në fund ai.

    Berat Lahu shpërthen në kritika ndaj Arben Vitisë: I humbi qëllimshëm zgjedhjet ndaj Ramës, e sabotoi fushatën

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!