×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja u kthehet marsheve e protestave: Më 28 nëntor në Tiranë për Bashkimin Kombëtar

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 16:34

    Zyra e Vetëvendosjes në Shqipëri ka paralajmëruar një marsh kombëtar më 28 nëntor, në të cilin janë shtruar disa kërkesa ndër të cilat edhe ajo për bashkimin kombëtar.


    Ish kandidati i Vetëvendosjes për deputet në Kuvendin e Kosovës, Hysamendin Feraj, ishte i ftuar në “A2CNN” ku foli për këtë marshim. Feraj është edhe anëtar i Bordit të Lëvizjes Vetëvendosje në kryqytetin shqiptar.

    “Ky marshim është një ngjarje që i kthen gjërat për së mbari. Është përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së shqiptarëve, të një shteti shqiptar, i cili u gjymtua shumë shpejt. 28 Nëntori duhet të jetë një ftesë. Më 28 Nëntor ne i respektojmë ata që shpallën pavarësinë, duke iu dëshmuar se kanë lënë dikë prapa dhe që vazhdon atë projekt dhe ai nuk është i vdekur. Mënyra më e mirë e përvjetorit të Pavarësisë është që të dëshmojmë se jemi këtu, jemi në atë projekt”.

    Feraj foli po ashtu edhe për “MiniShengenin”, një projekt i nisur tashmë nga vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Kosovës.

    Ai tha se ka disa dimensione që duhet përpjekja e qeverisë për ta vendosur sferën në interesat e Serbisë.

    “Në të gjithë treguesit, kryeministri Rama duket se është në dirigjimin e plotë të politikës serbe, e cila është vijim i nacionalizimit serb të shekullit XIX”, u shpreh ai./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!