Për 11 për qind ka shënuar rënie Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj krahasur me zgjedhjet e vitit 2021, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Derisa numërimi ka përfunduar në këtë komunë, VV del e para me 50.97 përqind, derisa në vitin 2021 kjo parti numëronte 61.94 për qind të votave.
PDK-ja renditet e dyta me 27.76 për qind, derisa kjo parti ka shënuar ngritje krahasuar me vitin 2021, ku kishte 20.91 për qind të votave.
Edhe LDK-ja ka shënuar ngritje në 12.91 për qind, nga sa ishte në vitin 2021, 8.99 për qind.
Rënie prej 10 për qind VV-ja pati edhe në Fushë Kosovë. Kahasuar me vitin 2021, VV-ja ani pse del të jetë e para, ka shënuar rënie mbi 10 për qind, pasi para katër vitesh kjo parti kishte marrë 56.59 për qind.
Edhe në këtë komunë, rritje patën PDK dhe LDK.
Në vend të dytë doli Partia Demokratike e Kosovës, me 20.23 për qind, apo 4 mijë e 629 vota, duke shënuar ngritje pasi në vitin 2021 kishte fituar 13.37 për qind të votave.
Vendin e tretë e ka marrë LDK-ja me 19.40 për qind, apo 4 mijë e 440 vota, duke pësuar kështu një rënie në rënditje, por me për qindje, edhe kjo parti ka shënuar ngritje për afro 4 për qind.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.