Nga kjo parti po vazhdojnë kërkesat për të rrëzuar Qeverinë Hoti që sipas tyre po dëmton vendin.
Dikur përkrahte formimin e Asociacionit, tani diskutimin e kësaj çështje Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e cilëson si hap të rrezikshëm.
E ndaj kësaj deklarate kanë reaguar menjëherë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputetja Fitore Pacolli ka kërkuar nga Thaçi që të tërheqë nënshkrimin për marrëveshjen për Asociacionin në vitin 2015.
Por kjo nuk ishte e vetmja kërkesë e Vetëvendosjes ndaj Presidentit.
Ata kërkuan nga ai që ta ftojë PDK-në ta përkrahë mocionin për rrëzimin e qeverisë.
Kjo parti po e konsideron të dëmshme zotimin se nuk do të aplikojë në organizata të ndryshme për një vit.
Deputetja Pacolli thotë se ky zotim e prek edhe mosanëtarësimin edhe në NATO.
Nga kjo parti pati kritika ndaj Qeverisë Hoti, ku thanë se të njëjtit nuk janë të informuar se NATO është organizatë ndërkombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.