×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: KQZ-ja po e pengon me forma absurde të drejtën e votës në Kosovë

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 12:23

    Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kritikuar KQZ-në se po e pengon me forma absurde të drejtën e votës në Kosovë.


    Kurteshi, që vet është anëtar i KQZ-së, ka folur për mosmbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë.

    “Po flasim për absurdin e demokracisë në Kosovë. Ajo çka është duke ngjarë në KQZ është e kundërta që duhej të ngjante sipas ligjit. Ne kemi lëndën në Kushtetuese e cila po hesht dhe nuk po e jep verdiktin e saj. Ne 5 herë e kemi ngrit çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna dhe të pesë herët është votuar kundër nga përfaqësuesit e partive tjera, jo vetëm për t’u mbajt por edhe për ta futur në rend të ditën. Ata këtë po e bëjnë me arsye banale dhe bashkë me kryesuesen e KQZ-së. Ne javën e kaluar i kemi dërguar letër z. Naser Ramadani të IKSHKP-së për rivlerësim të situatës epidemiologjike se a mund të mbahej zgjedhjet në Podujevë. Vendet e rajonit kanë pasur zgjedhje bile edhe në petkun e pandemisë dhe nuk kemi asnjë të dhënë se mbajtja e zgjedhjeve në cilindo vend të botës mund të ndikojë në rritjen e rasteve me Covid-19. Zgjedhjet janë shty pa afat që është krejtësisht jokushtetuese. KQZ-ja po e pengon me forma absurde të drejtën e votës në Kosovë. Ajo me veprimet e veta e ka humb kuptimin e ekzistencës së vet. Atje bëhet çdo përpjekje që e drejta për votim të mohohet në çdo formë të mundshme”, ka thënë Kurteshi në konferencë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!