×
  • Lajme
  • Lajme

    VV mundohet të distancohet nga thirrja për protestë që shkel vendimin e kryetarit të tyre

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 17:37

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se këto orë ka pranuar shumë mesazhe në lidhje me pjesëmarrje në protesta apo organizime në këtë kohë.


    Ajo me anë të një postimi në Facebook deklaron se nuk ka qëndrim e as organizim apo thirrje nga Lëvizja për protesta, duke u kërkuar gjithë qytetarëve dhe aktivistëve që t’i zbatojnë masat, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për shëndetin.

    “#RriniNëShtëpi” është mesazhi me të cilin e përmbyllë postimin Nagavci.

    Ndryshe, Qeveria që drejtohet nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka marrë vendim, para disa ditësh, që të ndalohen çfarëdo tubimesh, si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19.

    E përkundër këtij vendimi, një aktivist i njohur i kësaj partie, madje ish-kandidat i VV-së për deputet, ka thirrur protestë sot në shesh, prej orës 16:20, për të kundërshtuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!