×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Në veri Kurti e Osmani nuk u mirëpritën nga strukturat e Listës Serbe

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 19:06

    Pas publikimit të videove që shfaqnin qytetarë serbë në veri teksa fyenin kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe kandidaten për presidente nga kjo listë, Vjosa Osmani, ka reaguar vetë partia e Kurtit.


    Kjo parti ka thënë se dy krerët janë mirëpritur nga qytetarët, por jo nga strukturat e Listës Serbe.

    “Kryeministri i ardhshëm i Republikës, Albin Kurti e presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur. Atje janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu.

    Ai ka thënë se “ky reagim i tyre sot tregon më së miri se Kurti e Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!