×
  • Lajme
  • Lajme

    VV nis hakmarrjen ndaj LDK-së, Haskuka shkarkon nënkryetarin dhe tre drejtorë të LDK-së në Prizren

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 16:12

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkarkuar nënkryetarin e Komunës së Prizrenit dhe tre drejtorë komunalë që vijnë nga LDK-ja, me të cilën deri më sot VV-ja ka qenë në bashkëqeverisje në këtë komunë.


    Vendimi është marrë sot, merr vesh Gazeta Online ‘Reporteri.net’. Ky vendin vjen një ditë pasi Avdullah Hoti i LDK-së ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeministrit të vendit, që pason ish-kryeministrin Albin Kurti që është kryetar i partisë së Haskukes.

    Të shkarkuar me vendim të Haskukes, sic merr vesh Reporteri.net, janë nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj; Drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj; Drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani dhe Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi.

    VV dhe LDK kanë bashkëqeverisur në nivel vendi për rreth 50 ditë, koalicion ky që përfundoi me mocion mosbesimi ndaj ish-kryeministrit Kurti të iniciuar nga LDK-ja. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!