Dy ditë më parë në Prizren është inauguruar Parku për Inovacion dhe Trajnim e ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori gjerman Christian Heldt, si dhe dy ministret e Qeverisë, Rozeta Hajdari dhe Hykmete Bajrami.
Emri i këtyre dy të fundit nuk u përmend fare në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me inaugurimin e këtij Parku, shkruan Reporteri.
Madje, në fotografitë e postuara, njëra prej tyre nuk u paraqit fare, ministrja e Arsimit që vjen nga radhët e LDK-së.
Lidhur me këtë ka reaguar socilogia, Sibel Halimi e cila ka thënë se Vetëvendosje në të gjitha paraqitjet nuk harron të përfshijë në diskursin publik konceptin e barazisë gjinore, ndërsa kur vije te jetësimi i kësaj vlere, ka censura dhe selektime të tilla.
“Si është e mundur që në një ngjarje, të pranishme janë edhe dy ministre, Rozeta Hajdari dhe Hykmete Bajrami. Ndërsa, në komunikatën për media të lëshuar nga Vetëvendosje ato nuk përmenden fare, (derisa një ministre nuk paraqitet as në fotografi), thuajse janë më pak të rëndësishme se sa tre të tjerë, të potencuar me emra dhe mbiemra. Për çudi partia VV në të gjitha paraqitjet nuk harron të përfshijë në diskursin publik konceptin e barazisë gjinore, (nënkuptohet kur u nevojitet), ndërsa kur vije te jetësimi i kësaj vlere, kemi pamje, selektime dhe censura të tilla”, ka shkruar ajo.
Halimi tutje ka thënë se ky veprim dëmton rëndë shëndetin e demokracisë