×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    VV organizon ditën e mërgatës, nga ora 18:00 bashkatdhetarët mund të bisedojnë me Kurtin

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 11:08

    Sot, Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë ditën e mërgatës në kuadër të javës së kësaj partie.


    Në një njoftim për media, Vetëvendosje ka thënë se mërgata nuk është jashtë, por ajo është gjysma e jonë.

    Gjithashtu, kjo parti njoftoi se prej orës 18:00 i parti i LVV-së, Albin Kurti do të bashkëbisedoi me mërgimtarët.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Mërgata ka qenë dhe mbetet jetike për ekzistencën dhe zhvillimin e vendit. Ajo është jo vetëm ndihmë, por është edhe dashuri e pakushtëzuar ndaj vendit. Mërgata nuk është jashtë, ajo është gjysma e jonë.Në kuadër të javës tradicionale të Lëvizjes sot kemi ditën e mërgatës. Prej orës 18:00 do të kemi një bashkëbisedim virtual me anëtarë e bashkatdhetarë në të cilën marrin pjesë Kryetari Albin Kurti, Sekretarja Organizative Vlora Haxhimehmedi dhe deputetja Fitore Pacolli.Për ju bashkëatdhetarë që dëshironi të beheni pjesë e këtij bashkëbisedimi ju lutemi të kontaktoni qendrat e Lëvizjes ku jetoni.Përherë mirënjohës,Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!