×
  • Lajme
  • Lajme

    VV paralajmëron LDK-në: Heqni dorë nga presidenti ose shkojmë në zgjedhje

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 18:16

    Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngul se marrëveshje për koalicion qeverisës me LDK-në do të ketë vetëm nëse partia e Isa Mustafës heq dorë nga kërkesa që ta kenë pozitën e presidentit.


    Albulena Haxhiu, e cila ka fituar sërish postin e deputetes në zgjedhjet e 6 tetorit thotë se para janë vetëm dy opsione, të lidhet koalicioni pa u llogaritur pozita e preisdentit ose të shkohet në zgjedhje të reja.

    “Nëse ka tërheqje nga LDK nga kërkesa për ta propozuar presidentin, natyrisht që i hapet rrugë marrëveshjes së koalicionit qeverisës. Nëse tërhiqen nga kjo kërkesë, që për bindjen time s’është racionale dhe as e drejtë mund të flasim për një koalicion qeverisës që mund të bëhet menjëherë”, thotë Haxhiu për Reporteri.net.

    Ajo thotë se nëse LDK nuk heq dorë nga presidenti, krijohen rrethana të reja.
    “Pastaj veprojmë në bazë të rrethanave të reja që krijohen. Por tani janë dy zgjidhje, të bëjmë koalicionin, ose shkojmë në zgjedhje, dhe ne si parti jemi për versionin e parë”, thotë ajo.

    Haxhiu thotë se VV i ka ofruar dy versione LDK-së, por ajo nuk i ka pranuar.

    “Ne kemi ofru dy versione, që fare të mos flasim për presidentin deri kur të vijë koha dhe gjetjen e një personaliteti netural për president, por ato nuk janë pranuar nga LDK”, thotë ajo.

    Haxhiu shton më tej se partia e saj nuk ka çfarë ofron më tepër për LDK-në.

    “I kemi kompensuar me 5 ministri, zv. kryeministër të parë, të drejtën e kryekuvendarit që të propozojmë ndonjë kandidat të LDK-së. Pra për votën e tyre që japin për qeverinë që do të drejtohet nga Kurti s’kemi çka ofrojmë tjetër”, thotë Haxhiu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!