Edhe në seancën e sotme kanë vazhduar përplasjet në mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës.
Pas kërkesës së PDK-së, që urgjentisht sot të aprovohen kërkesat e Policisë së Kosovës, për përfshirjen e policëve në paga shtesë prej 300 euro për periudhën korrik e gusht dhe po ashtu kompensimin e orëve shtesë, reagoi deputeti i VV-së, Dimal Basha, shkruan Reporteri.net.
“Pse nuk i dilnit në krah Policisë, kur djemtë e Adem Grabovcit dilshin e i rrihnin policët rrugëve”, ka pyetur deputeti Basha.
E kësaj pyetje iu përgjigj deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili tha se VV-sa nuk mund të marrë vota duke e sharë PDK-në, teksa ia ka kujtuar atij protestat e dhunshme të VV-së dhe sjelljen e tyre ndaj policëve.
“Ka kaluar koha kur mund të merrni . A e mbani mend sa policin e keni përgjakur, sa polici është shtrirë në spital. E ti po i përmend një rast të dy adoleshentëve”, ka thënë Haxhiu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.