Sipas Liburn Aliut, marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nga kryeministri Hoti, ka pika që e shkelin Kushtetutën.
Kështu që, partia e Albin Kurtit po e konsideron që marrëveshjen e Uashingtonit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, thotë se partia e tij po e analizon marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, për të mbledhur material e për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
“Juristët e Vetëvendosjes duke e trajtuar, për mbledhjen e fakteve dhe dërgimit në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Aliu në konferencën për media, transmeton Gazeta Express.
Sipas deputetit, vetëm pika 7 e marrëveshjes, që flet për fizibilitetin e liqenit të Ujmanit, shkel disa nene të Kushtetutës së Kosovës.
Ndryshe, më 4 shtator, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova, e përfaqësuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ka nënshkruar marrëveshje e cila përmban disa zotime në raport me Serbinë.
Edhe Serbia, e përfaqësuar nga presidenti i saj, Aleksandër Vuciq, ka nënshkruar marrëveshje në Shtëpi të Bardhë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.