×
  • Lajme
  • Lajme

    VV publikon numrat e telefonit të deputetëve, Selmanaj thotë se i mori 130 SMS

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 15:32

    Vetëvendosje po përdor edhe metoda presioni ndaj deputetëve duke u munduar që t’i bind ata të mos e votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Kurti.


    Driton Selmanaj, deputet i LDK’së ka akuzuar VV’në se militantë të saj po u dërgojnë sms në telefonat e tyre, duke u thënë që të mos e votojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

    Ai ka thënë se deri tani i kanë ardhur 130 sms të tillë, dhe ka kërkuar nga VV që të ndalet kjo praktikë. Sipas tij, kjo nuk është demokratike, por presion e shantazh.

    Numrat e telefonit të deputetëve janë shpërndarë në një grup në Facebook që e mbështet Kurtin të mbetet kryeministër. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!