×
  • Lajme
  • Lajme

    VV refuzon të kërkojë lirimin e Molliqajt, edhe pse ai u arrestua për protestën për lirimin e Kurtit

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 12:31

    Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, u arretua sot për të u dërguar në Gjykatë, lidhur me protestën e dhunshme përballë objektit të Policisë së Kosovës, të zhvilluar në vitin 2015, për lirimin e Albin Kurtit. Por nga ajo kohë, kanë ndryshuar shumë gjëra. Tani VV’së më nuk i intereson se për çfarë është arrestuar ish-sekretari i tyre, dhe as që duan të kërkojnë lirimin e tij.

    Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, refuzoi të tregojë nëse partia e saj do të kërkojë lirimin e Molliqajt, pasi ai sot u arretua për protestën ku kërkohej lirimi i Albin Kurtit, pasi i njëjti ishte arrestuar lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës.

    Haxhiu, me këtë rast u tha gazetarëve pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, se kjo nuk ishte temë e diskutimit, dhe refuzon të flas për të. Por, në raste tjera, Haxhiu dhe të tjerë përfaqësues politkë të VV’së, nuk refuzojnë të flasin nëse atyre u intereson ajo temë për të cilën pyeten nga gazetarët, pavarësisht nëse para gazetarëve kanë dalë për atë temë, apo ndonjë tjetër. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!