×
  • Lajme
  • Lajme / Shtyhet seanca

    VV dështon edhe një herë ta ndryshojë mënyrën e votimit për Kryeparlamentarin

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 10:33

    Ka dështuar seanca e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje edhe sot nuk arriti ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryeparlamentarit.

    Partitë tjera politike janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision që do të mundësonte votimin e fshehtë në Kuvend.

    Në sallë ishin të pranishëm, 115 deputetë. Për votuan 56 ndërsa një votoi kundër.

    Seanca është shtyrë për të enjten, më 15 maj.

    Kandidatja e VV-së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu. Në të gjitha votimet deri më tani ajo nuk ka arritur të marrë më shumë se 57 vota. Për t’u zgjedhur i nevojiten 61. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!