×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-së i arrestohet një aktivist në Belgjikë, zv.ministri i LDK-së thotë se u kuptua nga i vijnë paratë Kurtit

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 19:36

    Rediart Cankja i cili mban pozitën e kryesuesit të Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, ishte arrestuar para dy vitesh në Francë, për shkak se në veturën e tij ishin gjetur 3 kilogramë drogë të llojit heroinë.


    Arrestimi i tij ishte bërë në qytetin francez, Vitry afër kufirit të Zvicrës, derisa sipas raportimeve të mediave franceze thuhet se me të në veturë ka qenë edhe një shtetase kosovare me inicialet Sh.S.

    Dyshimet e para ishin që Cankja kishte planifikuar transportin e drogës drejt Zvicrës.

    E për këtë lajm ka reaguar tash pas dy vjetësh, zëvendësministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Engelbert Zefaj.

    Ai thotë se një lajm i tillë e demaskon partinë që drejton Albin Kurti dhe zbulon se nga kanë ardhur paratë për aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Po demaskohet Vetëvendosje!

    Po merret vesh prej ka kanë ardh financat per aksionet e VV-së!

    3 kg drogë në kerrin e kryetarit të VV-së në Belgjikë? Detajet në koment!”, ka shkruar Zefaj në facebook, raporton Gazeta Express.

    https://www.facebook.com/engelbert.zefaj/posts/10223420111758646

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!