×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet

    VV sërish akuzon LDK-në për manipulim të votave nga diaspora: Hetim të plotë për të gjitha parregullsitë

    Reporteri
    08 Mars 2025 | 11:04

    Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar sërish akuza në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës për manipulim të votave që kanë ardhur me postë nga mërgata.

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, thotë se kërkojnë hetim të plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara në mënyrë që të sigurohet një proces zgjedhor i pastër, i drejtë dhe i ndershëm.

    “Është evidente skema që është përdorur nga votimi përmes postës në mërgatë. 400% më shumë vota për LDK-në, me vota shabllone për kandidatë të caktuar, ndërkohë që ekstremisht larg nga ky trend janë PDK e parti të tjera opozitare. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon hetim të plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara në mënyrë që të sigurohet një proces zgjedhor i pastër, i drejtë dhe i ndershëm. Sikurse, shkeljet dhe parregullsitë e evidentuara tashmë i kemi raportuar në polici dhe prokurori”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ai ka shkruar tutje se mbesin në pritje të reagimeve konkrete dhe zyrtare nga institucionet përgjegjëse.

    “Vullneti i popullit i shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk mund të preket e as tjetërsohet”, ka shkruar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!