Lëvizja Vetëvendosje ka provuar që edhe në seancën e sotme të ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit në formë të fshehtë, por ka dështuar prapë, shkruan Reporteri.net.
Partitë sërish janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision. Në sallë ishin të pranishëm 113 deputetë.
“Kemi 56 deputetë që kanë dhënë votën pro, një kundër dhe asnjë abstenim”, ka deklaruar Dehari.
Pas dështimit të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën.
Kandidatja e VV’së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.
PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV’së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie.
Përpjekja tjetër për konstituim vazhdon të premten, në 10:00./Reporteri.net
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se LDK-ja me propozimin e saj për qeveri të tranzicionit po sillet si në kohën e UNMIK-ut.
Sipas tij, opozita ka mbetur pa një zgjidhje tjetër dhe propozimin për një qeveri transicionale e ka nxjerr si kartën e fundit.
“Refuzojnë ftesat për bashkëpunim, refuzojnë zgjidhjen me votim të fshehtë, e akuzojnë Vetëvendosjen për bllokim. Kjo nuk mund të quhet asgjë tjetër, pos hipokrizi. Deri tani as nuk është vënë në testim votimi i fshehtë. Tani kur ka filluar që pagat të rrjedhin nuk po u bëhet dert. Përgjigjja u dha një ditë me herët nga një zëdhënës, një ditë me pas u zyrtarizua nga kryesia, vendimmarrja në këtë rast është zhvendosur nga kryesia e organet në një vend tjetër. Përgjigjja e tillë neve na befasoi. Tani e kanë nxjerr edhe kartën e fundit si në kohën e UNMIK-ut. Kjo nuk është serioze”, tha Murati.
Murati tha se me refuzim, LDK-ja vendosi “kundër dëshirës së elektoratit” të saj.
“Qëllimi i ftesës [së Kurtiti] ka qenë që t’u ofrojmë qytetarëve një bashkëpunim dhe qeveri stabile, ashtu siç ka pasë deklarim nominal nga vetë kryesia e LDK-së, por ne e pamë nga përgjigja e tyre që është e pamundur, edhe kur ofrohet bashkëpunim i tillë, që ata të marrin vendimet vetë”, tha ai.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se partia e tij parapëlqen qeveri të shumicës dhe se është e gatshme t’i përgjigjet ftesës së liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Nëse kemi ftesë ne do të përgjigjemi për të shkuar dhe për ta dëgjuar. Ideja ime është një qeveri e shumicës”, tha Limaj.
Limaj – partia e të cilit ka 3 ulëse në Kuvend – tha se Kosova ka nevojë për qeveri të shumicës dhe se “kjo mund të ndodhë sepse ka potencial” për formimin e saj.
Abdixhiku ka propozuar qeveri tranzitore që do të përfshinte të gjitha partitë parlamentare.
E propozuara e Vetëvendosjes për Kryetare Kuvendi, Albulan Haxhiu, ka folur pas dështimit të seancës për konstituim të Kuvendit, e dështimit të njëpasnjëshëm për t’u zgjedhur në këtë pozitë.
Haxhiu tha se nuk e kupton pozicionin e partive që s’morën pjesë në votimin për Komision që të ndryshohet forma e votimit në të fshehtë, duke thënë se kjo formë e votimit shfrytëzohet edhe për zgjedhjen e Presidentit, shkruan Reporteri.net.
“I paqartë pozicioni i tyre që fare nuk marrin pjesë në votim për Komisionin në mënyrë që të vazhdojmë edhe votimin e fshehtë. Është votim shumë demokratik për shumë institucione në Republikën e Kosovës, përfshirë këtu edhe presidentin si me thanë shfrytëzohet ose parashihet votimi i fshehtë, prandaj nuk e kuptoj këtë pozicion”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se shpreson që partitë tjera të reflektojnë.
Sa i përket propozimit të LDK’së, Haxhiu tha se është injorim i vullnetit të qytetarëve,
“Sa i përket qëndrimit të LDK’së, mendoj që është e papranueshme të injorohet vullneti i qytetarëve. Ka një tendencë të hapur që ky vullnet i popullit të injorohet. Kushdo që tenton me injoru këtë vullnet e ka gabim dhe fare nuk mirëkuptohet nga qytetarët”, shtoi Haxhiu.
Partitë sërish janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision, e as nuk kanë marrë pjesë në votim. Në sallë ishin të pranishëm 113 deputetë.
“Kemi 56 deputetë që kanë dhënë votën pro, një kundër dhe asnjë abstenim”, ka deklaruar Dehari.
Pas dështimit të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën.
Kandidatja e VV’së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.
PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV’së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie.
Përpjekja tjetër për konstituim vazhdon të premten, në 10:00./Reporteri.net
Partia Demokratike e Kosovës do ta shqyrtojë sot propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin një qeverie unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen.
Diskutimi, siç paralajmëroi mbrëmë kryetari Memli Krasniqi, do të bëhet në mbledhjen e rregullt të kryesisë së PDK-së.
Gazeta online Reporteri.net merr vesh se kryesia e PDK-së pritet që të mblidhet sot në ora 15:00. Pas mbledhjes, qëndrimi i partisë së dytë në vend, për propozimin e Lumir Abdixhikut, pritet të kumtohet përmes një komunikate për media.
Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, ka deklaruar mbrëmë për Reporteri.net se është informuar mbi këtë propozim dhe se vendimet për propozime të tilla merren në organet e partisë.
”Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë. Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”, ka deklaruar Krasniqi për Reporteri.net.
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, është deklaruar pas dështimit të 12 për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se tashmë është e qartë se kush është bllokuesi.
Duke e lidhur me propozimin që paraqiti dje kjo parti për krijimin e një qeverie të tranzicionit, Bajrami tha se VV nuk i ka numrat dhe si rrjedhojë s’mund t’ua diktojë tjerëve mënyrën e zhbllokimit të institucioneve, shkruan Reporteri.net.
“Besoj që është e qartë se kush është bllokuesi dhe kujt i mungon vullneti politik për të bërë zhbllokimin e institucioneve. Kur nuk i ke numrat si rasti i VV’së, nuk mund t’u diktosh të tjerëve mënyrën për zhbllokimin e institucioneve”, ka deklaruar Bajrami.
“Nuk jemi të interesuar për një Qeveri me Vetëvendosjen. I kemi ftuar të gjithë, i mirëpresim nëse vijnë dhe ulen. Nuk kemi vendos asnjë kusht sepse gjithçka do të jetë subjekt i diskutimit, përfshirë edhe Kryetarin e Parlamentit”, tha tutje Bajrami.
Me këtë propozim, Bajrami tha se kanë lëshuar pe.
“Ne kemi bërë një hap tutje, kemi lëshu pe dhe kemi thanë po ulemi me të gjitha partitë politike”, tha Bajrami.
Sipas saj, propozimi i LDK’së do të zhbllokonte ngërçin e krijuar nga 15 prilli./Reporteri.net/.
Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës së 12’të për konstitutimin e Kuvendit, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po abuzon me të drejtën kushtetuese.
Krasniqi tha se VV e ka marrë shtetin peng, shkruan Reporteri.net.
“Pra po e shihni që po vazhdonn abuzimi i të drejtës kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë shtetin peng dhe po e mban konstituimin e institucioneve peng. Ky është një degradim…ky është edhe dhunim i verdikitit të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka kërkuar sërish nga VV që ta ndërrojë kandidaten për Kryetare Kuvendi, duke thënë se Albulena Haxhiu do të dështojë sa herë të hidhet në votim.
Sa i përket propozimit të LDK’së, Krasniqi tha se do ta diskutojnë sot, teksa tha se është i hapur për takime, duke shtuar se ai është takuar edhe me Kurtin.
“Kolegët e opozitë i takoj edhe më lehtë dhe më më dëshirë”, deklaroi Krasniqi. /Reporteri.net
Edhe në seancën e sotme, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me përpjekjet për ta ndryshuar formën e votimit për Kryetar Kuvendi, duke e bërë votimin e fshehtë, shkruan Reporteri.net.
Në sallë ishin të pranishëm 113 deputetë.
Këtë propozim VV është duke e bërë qe katër seanca radhazi. Partitë tjera kanë dale vazhdimisht kundër, duke mos propozuar anëtarë Komisioni, duke e lënë secilën herë në gjysmë këtë përpjekje.
Kandidatja e VV’së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.
PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV’së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie./Reporteri.net
Para fillimit të tentativës së 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është parë duke biseduar me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Takimi i shkurtër në sallën e Kuvendit, mes dy liderëve ndodhi vetë një ditë pasi kreu i LDK-së doli dje me propozimin për formimin e një qeverie të tranzicionit.
Para se të hyjë në sallë, Haradinaj deklaroi se e mirëpret propozimin e LDK-së.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, është tallur me partitë tjera politike duke thënë se në mëngjes të gjithë i marrin turr partisë ku bën pjesë e pasdite e duan të gjithë, duke aluduar në lutjen për koalicion.
“A folët me partitë e tjera, a ishin nxeh hiç? Në mëngjes marrin turr ndaj LDK-së, pasdite flladiten, e duan të gjithë LDK-në. Të gjithë, edhe Simiqi”, ka thënë Zemaj para se të hyjë në seancë.
Para hyrjes në Kuvend, deputetët e LVV-së, PDK-së e AAK-së e kritikuan propozimin e Abdixhikut për qeveri transicionale.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ka disa lëvizje nga seanca e kaluar konstituive, pa dhënë më shumë hollësi.
Ai nuk deshi të tregojë nëse do t’i përgjigjet ftesës së Lidhjes Demokratike për takim për formimin e një qeverie tranzitore.
“Të shohim se si do të shkojnë gjërat sot në seancë. Ka disa lëvizje. Ka propozime dhe komunikime me letra”, tha shkurt Limaj teksa hyri në ndërtesën e Kuvendit për seancën konstituive, raporton REL.
Lumir Abdixhiku dhe LDK dje kanë dalë me propozimin për Qeveri të tranzicionit, teksa kanë shprehur gatishmëri ta drejtojnë këtë proces konsultativ për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantuar stabilitetin kombëtar në vend.
“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues”, thuhet në propozimin e LDK-së. /Reporteri.net/.
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpriturn propozimin e kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut për formimin e një qeverie të tranzicionit, por tha se ai vetë angazhohet për “Qeveri të opozitës”, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj tha se ka pranuar ftesën për takim konsultues, teksa tha se ftesa e Abdixhikut s’është e keqe.
“Unë angazhohem për qeveri të opozitës. Jam i hapur për konsulta në këtë rast me LDK’në, PDK’në, në këtë rast me partitë e opozitës”, tha Haradinaj.
“S’na pengon propozimi i LDK-së për opsionin e qeverisjes…S’ka ndryshuar qëllimi ynë për qeveri të opozitës, por s’na pengon ftesa e LDK-së për konsulta për qeveri”, ka përsëritur Haradinaj.
Para se të falsë Haradinaj, një deputet i AAK-së kritikoi propozimin e kreut të LDK-së. Fjala është për Bekë Berishën i cili sot para Kuvendit, deklaroi se “Abdixhiku s’ka nevojë me më thirr për qeveri të përbashkët me Kurtin”.
Lumir Abdixhikut dhe LDK dje kanë dalë me propozimin për Qeveri të tranzicionit, teksa është shprehur e gatshme që ta drejtojë këtë proces konsultativ, siç ka thënë, për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantuar stabilitetin kombëtar në vend.
“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues”, thuhet në propozimin e LDK-së. /Reporteri.net/.
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, tha se Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka ndonjë qëndrim sa i përket propozimit të LDK’së për qeveri të tranzicionit, duke shtuar se për këtë do të vendoset në mbledhjen e Kryesisë.
Ajo ka goditur LDK’në duke thënë se duke u frikësuar të marrë vendime, e ka lënë Kosovën mbrapa.
Sipas saj, LDK as nuk po guxon të bëhet bashkë me Kurtin e as me PDK’në, shkruan Reporteri.net.
“Qëndrimi im personal si deputete dhe Ganimete është që Lidhja Demokratike gjithmonë duke u frigu me marrë vendime e ka lanë Kosovën bukur shumë mbrapa, as nuk shtyhet as nuk ngrehet, thotë populli, As nuk po guxojnë me u ba me Albin Kurtin, as nuk po guxojnë me u ba me neve”, tha Musliu.
Sipas saj, ky propozim është tallje me qytetarët.
“Kjo është thjeshtë me ba hajgare me votën e qytetarëve dhe me thellu më tej krizën politike në vend. Adoleshenca politike duhet të marrë fund”, tha Musliu.
Për kryetarët e partive, Musliu tha se më nuk e meritojnë të quhen as liderë.
“Kryetarët e partive që nuk e meritojnë më, me i quajt as liderë duhet përfundimisht të tregohen të përgjegjshëm ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha Musliu./Reporteri.net
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka dalur kundër thirrjes së Lumir Abdixhikut për qeveri të nacionale të tranzicionit.
“Të përbashkët po thotë edhe me VV? Unë mendoj që Albin Kurti dhe Abdixhiku janë dy anët e të njëjtës medalje, ky po na fton neve, unë nuk po guxoj me shku veç vet me nda fajin e Asociacionit, e po thotë hajde bahemi bashkë tanë, e marrim fajin krejt kapak. Unë nuk du me marrë faj. Nuk ka nevojë Abdixhiku me më thirr në qeveri të përbashkët me Albin Kurtin, unë me dashtë e bëj vet”, u tha sot Berisha gazetarëve derisa po hynte në Kuvend.
Ndryshe, dje Abdixhiku deri sa prezantoi idenë e tij dhe të LDK-së për Qeveri gjithëpërfshirëse, gazetareve u tha se për t’u ulur për të diskutuar rreth propozimit i është përgjigjur pozitivisht kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, tha se partia e tij është kundër një qeveri tranzitore.
I pyetur nga gazetarët teksa po hynte në ndërtesën e Kuvendit për seancën konstituive nëse Vetëvendosje është për një qeveri tranzitore, Sveçla u përgjigj shkurt: “Absolutisht jo”.
Sa për t’jua kujtuar, qeveri tranzitore deri në prill të vitit 2026 propozoi një ditë më parë lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
LDK ka dhënë propozimin për Qeveri të tranzicionit dje, teksa është shprehur e gatshme që ta drejtojë këtë proces konsultativ, siç ka thënë, për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantuar stabilitetin kombëtar në vend.
“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.”, thuhet në letër.
Deri tani vetëm Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën për një takim të tillë.
Ai i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se është informuar për propozimin e LDK’së dhe se do të diskutojnë e vendosin sot në Kryesi.
”Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë. Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”, ka deklaruar Krasniqi për Reporteri.net.
Nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë cilësuar si të papranueshëm këtë propozim, teksa deputetë të kësaj partie janë lëshuar në sulme ndaj LDK’së./Reporteri.net
Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Peci, është deklaruar para fillimit të seancës konstituive, teksa ka folur edhe për propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një qeveri të tranzicionit.
Peci tha se një propozim të tillë do të mund ta bëntë potencialisht kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza, por jo partia e tretë.
Ai as nuk ka mohuar as pohuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Abdixhiku, shkruan Reporteri.net.
“Nëse kjo nuk bëhet e mundshme në një të ardhme, unë mendoj që logjika politike dhe institucionale e thotë që potenacialisht që një ftesë të tillë mundet me ba në një të ardhme Bedri Hamza, por jo partia e tretë, e katërt, e pestë. Unë s’po them që shkojmë as nuk shkojmë”, ka deklaruar Peci.
Ai tha se Kosova ka nevojë për qeveri stabile.
“Sa i përket qeverisë tranzicionale, Kosova ka nevojë për qeveri stabile. Jam prej të parëve që e kam preferuar një koalicion të shumicës shqiptare, normal duke I respektu edhe pjesën e detyrimeve kushtetuese, që të këtë përfaqësues të komuniteve jo-shumicë në Qeveri”, ka shtuar Peci.
Sipas tij, rrugëzgjidhja e vetme mund të mbetet një marrëveshje politike për konstituim për të shkuar pastaj në zgjedhje.
“Po, në rast se ka refuzim nga të gjithë, atëherë rrugëzgjedhja e vetme që mundet me qenë është një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit dhe caktimin e afateve kohore, në koordinim edhe me Presidenten se kur munden me u mbajtë zgjedhjet”, deklaroi Peci para gazetarëve.
LDK ka dhënë propozimin për Qeveri të tranzicionit dje, teksa është shprehur e gatshme që ta drejtojë këtë proces konsultativ, siç ka thënë, për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantuar stabilitetin kombëtar në vend.
“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.”, thuhet në letër.
Deri tani vetëm Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën për një takim të tillë.
Ai i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se është informuar për propozimin e LDK’së dhe se do të diskutojnë e vendosin sot në Kryesi.
”Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë. Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”, ka deklaruar Krasniqi për Reporteri.net.
Nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë cilësuar si të papranueshëm këtë propozim, teksa deputetë të kësaj partie janë lëshuar në sulme ndaj LDK’së./Reporteri.net
Partia Demokratike e Kosovës do ta shqyrtojë sot propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin një qeverie unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen, shkruan Reporteri.net.
Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, ka deklaruar mbrëmë për Reporteri.net se është informuar mbi këtë propozim dhe se vendimet për propozime të tilla merren në organet e partisë.
”Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë. Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”, ka deklaruar Krasniqi për Reporteri.net.
Ndryshe, Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar dje ftesën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për koalicion.
Abdixhiku ka dalë me një propozim të ri, për krijimin e një qeverie siç tha ai unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen.
Për këtë propozim, Abdixhiku tha se është i gatshëm të takohet me të gjitha partitë shqiptare, përfshirë edhe VV’në. AAK e ka pranuar propozimin e Abdixhikut për takim.
“Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk. […] LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”, u tha Abdixhiku gazetarëve pas takimit me kryesinë e LDK-së.
Refuzimin për koalicion, Abdixhiku ia ka kumtuar Kurtit përmes një letre.
Në këtë letër, Abdixhiku ka kërkuar që të bëhet një qeveri e tranzicionit dhe i ka përmendur arsyet përse nuk mund të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje.
“LDK zgjidhjen dhe daljen nga kjo bllokadë e vlerëson si urgjente dhe të rëndësisë nacionale. Zgjidhja kërkon përgjegjshmëri, unitet dhe vetëdije të lartë politike nacionale në lidhje me rrethanat politike në vend dhe në skenën ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.Mungesa e besimit e rrezikimi i aleancave dhe demokracisë, janë disa prej arsyeve përse nuk mund të bëhet bashkëpunimi mes dy partive.
“I nxitur nga konsiderata për votuesit tuaj, qytetarët e Republikës së Kosovës, ndjej nevojën që edhe nëpërmjet kësaj letre t’i përsërisë qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet që keni ngritur ju. Lidhja Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit ka garuar me një program të qartë dhe me qëndrime të qarta sa i takon bashkëpunimit politik. LDK-ja për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4 vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju.”, thuhet në letrën e Abdixhikut./Reporteri.net
Sot do të bëhet përpjekja e 12’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca do të fillojë në orën 10:00. Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dhënë sinjale se do të vazhdohet me propozimin për ndryshimin e formës së votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. E propozuara për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, në asnjë nga votimet s’ka arrritur të marrë mbi 57 vota. Për t’u zgjedhur i nevojiten 61. LDK ka dalë dje me një propozim për zgjidhjen e ngërçit, shkruan Reporteri.net.
Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit do të ketë sërish sot. Seanca konstituiv do të vazhdojë në orën 10:00.
Në tri seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë.
Secilën herë kjo është kundërshtuar nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të cilat kanë refuzuar të propozojnë anëtarë Komisioni.
Edhe sot pritet të ndodhë e njëjta gjë. Për këtë ka dhënë sinjale deputeti Hekuran Murati.
Ai e ka lidhur me votimin në Bundestag për Kancelarin e Gjermanisë, ku Friedrich Merz u zgjodh sot me votim të fshehtë.
Sipas Muratit, e njëjta formë votimi do të duhej të ishte edhe në Kosovë për të mundësuar zgjidhjen e ngërçit.
„Votimi i fshehtë është formë demokratike për shprehje të vullnetit të lirë të deputetëve, dhe do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit për konstituim të Kuvendit edhe tek ne. Bllokada që opozita po vazhdon t’ia bëjë konstituimit të Kuvendit është jashtë çdo arsyeje. Është për t’u marrë shembull sjellja e partive gjermane, që, megjithëse votimi për Kancelar në herën e parë dështoi të prodhonte rezultat, askush nuk e bëri temë ndërrimin e kandidatit dhe askush nuk kërkoi qeveri tranzicioni“, ka shkruar Murati.
VV’ja ka propozuar për Kryetare Kuvendi Albulena Haxhiun, e cila nuk e ka mbështetjen e partive tjera.
PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV’së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie.
Vetëvendosje po insiston në emrin e Haxhiu për Kryetare Kuvendi, teksa në tri seancat e fundit ka bërë përpjekje që ta ndryshojë mënyrën e votimit për zgjedhjen e saj, në formë të fshehtë.
Pas dështimit të seancës së 11’të, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i dërgoi një letër atij të LDK’së, Lumir Abdixhikut, ku i kërkoi që të hynin në koalicion bashkë.
Abdixhiku ia ka kthyer përgjigjen dje, duke refuzuar bashkëpunimin.
Në letrën drejtuar Kurtit është përfshirë edhe propozimi për fillimin e një procesi të ri konsultativ, që parasheh përfshirjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit.
LDK është shprehur e gatshme që ta drejtojë këtë proces konsultativ, siç ka thënë, për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantuar stabilitetin kombëtar në vend.