×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Shihemi më 14 shkurt, në referendumin për Albin Kurtin Kryeministër

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 18:59

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ia ndalon Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiu kandidimin për deputet meqë sipas tij, kjo nuk ka qenë çështje e shqyrtimit, shkruan Reporteri.net. Sipas tij 14 shkurti do të jetë një referendum për qeverisje e mirë.


    “Ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një rast dhe çështje specifike. Kemi kërkuar mendimin e saj për pretendimin tonë se Qeveria Hoti është e jashtëligjshme duke qenë se ajo ishte formuar me votën e z.Etem Arifi, i cili, sipas nesh, nuk kishte mandat deputeti sepse paraprakisht ishte i dënuar për një vepër penale me burgim për më shumë se një (1) vit. Gjykata, në këtë rast, ka mundur të bëjë dy gjëra; ta konfirmoj pretendimin tonë apo ta hedhë poshtë. Ajo e ka konfirmuar pretendimin tonë, duke thënë se z.Etem Arifi nuk kishte mandat të deputetit sepse ishte i dënuar me burgim, prandaj edhe qeveria, me votën të cilit ishte formuar, është e jashtëligjshme”, tha ai.

    Kryeziu është shprehur se nga ky moment, e ka bërë të qartë se tash e tutje një individ i dënuar me burgim për më shumë se një (1) vjet në tre (3) vjetët e fundit, nuk mund të jetë deputet.

    “Kaq! Pra, përpos shpalljes së Qeverisë si jokushtetuese, ky ka qenë rezultati tjetër nga objekti i shqyrtimit që e ka pasur Gjykata Kushtetuese. Lëvizja VETËVENDOSJE!, Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit. Për më tepër ata nuk janë të dënuar me burgim. Prandaj, në këtë aktgjykim nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës dhe garës zgjedhore”, ka thënë ai.

    Kryeziu ka theksuar se 14 shkurti do të jetë ditë e referendumit.

    “Shihemi më 14 shkurt, në referendum, për qeverisje të mirë, me Albin Kurtin kryeministër”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!