×
  • Lajme
  • Lajme

    VV shkarkon Haki Abazin nga komisioni, zëvendësohet nga Arbëreshë Kryeziu-Hyseni

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 13:38

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është larguar nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

    Me vendim të Kuvendit të Kosovës, të enjten ai është zëvendësuar me bashkëpartiaken e tij, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

    Kjo u bë pas rekomandimit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në votim morën pjesë 62 deputetë, 53 prej të cilëve votuan për dhe nëntë abstenuan.

    Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar mbrëmë se Kryeziu-Hyseni është e preferuara e Albin Kurtit për ta zëvendësuar Abazin në kryesimin e komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme.

    Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e preferuara e Kurtit për ta zëvendësuar Haki Abazin në kryesimin e Komisionit parlamentar

    Deputeti Haki Abazi qysh nga dje kishte paralajmëruar për shkarkimin e tij, ndërsa akuzoi Kurtin se ai kishte dhënë urdhërin.

    Sot në konferencën për media, deputeti i VV-së tha se Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria dhe mendon se edhe emri i tij është në atë listë.

    Abazi konfirmon se është dhënë urdhër për shkarkimin e tij: Kurti është vënë në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!