Lëvizja Vetëvendosje përmes një video të ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook, ka sulmuar opozitën e tanishme.
Vetëvendosje thotë se deputetë të opozitës, disa tani edhe gazetarë, kishin nënshkruar në atë kohë aministimin e kriminelëve serbë, ku pikërisht në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar “pro” 91 deputetë.
Në video kanë publikuar pamje të protestave kundër këtij ligji të mbajtura atë kohë nga VV-ja e shoqëria civile.
Në fund, VV përmes kësaj video thotë se tani shumë nga ata kriminelë serbë janë arrestuar dhe se ka rend dhe ligj edhe në veri, me Qeverinë Kurti.
Postimi i plotë:
10 vjet nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës.
Deputetë tash të opozitës, disa tash gazetar e propagandues, në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar për amnistimin, faljen, e kriminelëve serbë me 91 vota PËR!
Asnjë pendesë por vetëm tendenca të reja për t’i falur të gjitha krimet e Serbisë prej tyre kemi parë.
Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut, këto dy organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime.
Një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar dhe të gjithë ata nuk bartin më uniforma të Republikës për të punuar kundër Republikës.
Krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet. Drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.