Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se në takimin që emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte me kreun e VV-së, Albin Kurti dhe zyrtarët e tjerë të kësaj partie, nuk është përmendur tema e Asociacionit të Komunave Serbe.
Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu ka thënë se Asociacioni natyrshëm nuk ka mundur të jetë pjesë e këtij takimi pas Lajçak e di shumë mirë qëndrimin e VV-së në lidhje me këtë çështje.
Lajçak gjatë ditës së djeshme por edhe sot ka kërkuar që Kosova ta formojë Asocicaionin. Madje, Lajçak është shprehur se nuk ka marrëveshje finale pa Ascociacionin.
Postimi i plotë:
Në takimin me z. Lajcak është diskutuar për procesin e dialogut në vete. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e këtij takimi pasi z. Lajcak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të. Prandaj edhe nuk është paraqitur nevoja për riaktualizim të kësaj teme në takim me ne. Të njejtën konsideratë me gjasë nuk mund ta këtë pasur në takimet e tjera, veçanërisht me ata të cilët e kanë negociuar e përkahur si marrëveshjen e 2013- ës poashtu edhe atë të 2015-ës
Në fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi.
Kurse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015, që e ka bërë praktikisht e përmbajtësisht projekt të pamundur në Republikën e Kosovës, kjo temë duhet të jetë e mbyllur edhe për gjithkë tjetër.