×
  • Lajme
  • Lajme

    VV thotë se marrëveshja është krim, fton PDK-në e AAK-në që ta rrëzojnë Qeverinë

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 16:28

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, me anë të një konference për medie e ka akuzuar rëndë kryeministrin Avdullah Hoti, duke thënë se ai ka bërë një krim të madh me nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit.


    Konjufca ka thënë se resurset e Kosovës janë të patjetërsueshme dhe këtë gjë e përcakton edhe Kushtetuta, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, ai që mendon se mund t’i japë resurse Serbisë, bën një krim të madh.

    Konjufca deklaron se këtë krim e ka bërë kryeministri Hoti.

    “Ujmani përmban 70 për qind të ujit tonë, dhe për herë të parë një kryeministër kaq i papërgjegjshëm pranoi që të jetë temë me Serbinë. Resurset e Kosovës janë të patjetërsueshme. Ai që mendon se mund t’i japë resurse Serbisë, bën krim të madh dhe kjo ndodhi.”, tha Konjufca.

    Tutje ish-ministri i Jashtëm, ka thënë se gatishmëria e Hotit që të hyjë në zonën e lirë ekonomike të propozuar nga Serbisa është një tjetër gabim i madh.

    Me këtë veprim sipas Konjufcës, Hoti ia realizoi Serbisë ëndrrën që e ka tash e sa vite, që të heqë kufirin mes Kosovës e Serbisë pa njohje të pavarësisë së Kosovës.

    “Gatishmëria e Hotit që të hyjë në zonën e lirë ekonomike të propozuar nga Serbia – është tjetër gabim i madh. Të hiqet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë pa e njohur Kosovën. Përderisa Kosova ende nuk është shtet anëtar në BE dhe pa e njohur Serbia Kosovën, hiqen kufijtë”, shtoi Konjufca.

    Për këtë që të ndalen edhe më tej dëmet, ai ka ftuar PDK-në dhe AAK-në që të japin nënshkrimet e tyre për mocionin e nisur nga VV për rëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!