×
  • Lajme
  • Lajme

    Walker i përgjigjet Vuçiqit për masakrën e Reçakut, e quan ministër të Millosheviqit

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 12:44
    William Walker

    William Walker i është kundërpërgjigjur ashpër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit kishte thënë se Walker e “kishte falsifikuar” Masakrën e Reçakut.


    Në një intervistë për BBC, Walker ka thënë se deklaratat e till janë puna që Vuçiq e ka bërë gjithmonë gjatë karrierës së tij si politikan dhe ministër i Sllobodan Millosheviqit.

    “Kur Vuçiq ose ndonjë makinë tjetër propaganduese përpiqet të më përshkruaj mua si një njeri që ka ndryshuar pozicionin rreth të drejtave të njeriut, e kanë gabim. Ata duhet të kuptojnë se unë luftoj për të drejtat e njeriut kudo, në Kosovë, edhe për komunitetin serb në Sllavoninë Lindore”, ka thënë Walker.

    Vuçiq në dhjetorin e vitit 2019 e kishte akuzuar William Walker se kishte falsifikuar historinë e Masakrës së Reçakut.

    “Gjithçka u falsifikuar nga ai mashtrues”, kishte thënë Aleksander Vuçiq kur ishte pyetur për pikëpamjet e tij rreth William Walker.

    Ndër të tjera Walker ka thënë se beson që është i mundshëm pajtimi në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

    Aleksander Vuçiq gjatë kohës sa në pushtet ishte Sllobodan Millosheviq kishte shërbyer si Ministër i Propagandës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!