×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Detajet

    Korrigjohet në Wikipedia prezantimi i Hashim Thaçit, largohet cilësimi për krime lufte

    Reporteri
    28 Shtator 2026 | 19:39

    Në Wikipedia është larguar nga pjesa hyrëse e biografisë së Hashim Thaçit përshkrimi “kriminel lufte i dënuar”, i cili ishte vendosur pranë emrit të ish-presidentit të Kosovës pas aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë.

    Deri para ndryshimit, faqja hapej me fjalinë: “Hashim Thaçi është politikan kosovar dhe kriminel lufte i dënuar”. Ky formulim nuk figuron më.

    Tash, fjalia hyrëse e prezanton atë vetëm si “politikan kosovar”, përpara se të përmenden funksionet që Thaçi ka mbajtur si kryeministër, ministër i Jashtëm, zëvendëskryeministër dhe president i Kosovës.

    Çështja e procesit gjyqësor nuk është hequr nga Wikipedia. Ajo trajtohet më poshtë në biografi, ku është shtuar shpjegimi për procesin ndaj tij, por pa e përdorur më cilësimin “kriminel lufte i dënuar” si përshkrim të Thaçit në hapje të faqes.

    Ndryshimi është bërë pasi formulimi kishte nxitur reagime dhe kundërshtime në Kosovë.

    Për ndryshimin ka shkruar edhe profesori i UBT-së, Blerton Abazi, i cili kishte shpërndarë më herët çështjen dhe më pas njoftoi se teksti në Wikipedia ishte ndryshuar.

    “Pjesa ballore e tekstit u ndryshua, ndërsa poshtë është shtuar shpjegimi i gjithë procesit. Nuk është më e mira, por megjithatë në hapje të faqes nuk figuron teksti i mëparshëm”, shkroi Abazi.

    Ai falënderoi të gjithë për kontributin, duke veçuar në reagimin e tij “grupin e Wikipedia”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!