×
  • Lajme
  • Lajme

    William Walker feston ditëlindjen e 90-të në Kosovë

    Reporteri
    01 Qershor 2025 | 18:56

    Ambasadori William Walker e ka festuar ditëlindjen në Kosovë.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar sot ambasadorin Walker me rastin e ditëlindjes së tij, duke e cilësuar atë si një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës.

    “Njeriu që qëndroi përkrah nesh në ditët më të rënda, që pa dhe dëshmoi të vërtetën tonë para botës, sot feston ditëlindjen në Kosovën e lirë – Ambasador William Walker. Gëzuar ditëlindjen, mik i madh i yni! Kosova të do!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Ambasadori William Walker njihet gjerësisht për rolin e tij historik në dokumentimin e Masakrës së Reçakut dhe ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar për krimet e kryera në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!