Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker është përlotur teksa ka folur rreth konfirmimit të aktakuzave për ish-krerët e UÇK-së.
Walker u shpreh se ngjarjet e sotme i ka parë me shqetësim të madh, teksa u shpreh se është shumë i shqetësuar për Kosovën.
“Shqetësohem për Kosovën”, ka thënë Walker në RTK, shkruan Reporteri.
Ndër të tjera, Walker përgjigjen pozitive të ish-krerëve të UÇK-së për ftesat e Speciales i ka cilësuar si gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi mbrëmë u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Për në të njëjtin destianacion, me një avion ushtarak, sot u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-shefi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ish-drejtori i shërbimit informativ të UÇK-së, Kadri Veseli dhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.