Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka dalë në rrugët e qytetit ku ka shpërndarë maska për kalimtarë.
Pleq, gra e fëmijë kanë marrë nga një maskë nga kryetari, shkruan Reporteri.net
“I jam bashkuar sot Dritës dhe ekipit të rinjve të KVRL Vushtrri për të shpërndarë maska ? falas për qytetarët e Vushtrrisë. Tani shumica apsolute e qytetarëve po mbajnë maskë ❤️sepse e kanë kuptuar rëndësinë mbrojtëse të saj”, ka shkruar Tahiri.
Ani pse Tahiri thotë se qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë e maskës, vetë ai nuk po di si vendos. Tahiri e ka lënë të zbuluar hundën tërë kohën.
Sipas vendimit të IKSHPK, maska duhet vendosur në gojë dhe hundë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.