×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhaka: Jam krenar me Kosovën, por jam i lumtur në Zvicër

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 13:40

    Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, njëherësh edhe lojtar i gjigantit anglez, Arsenal, me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, në një prononcim për EkonomiaOnline ka thënë se është krenar me Përfaqësuesen e Kosovës, por edhe me atë të Shqipërisë.


    I pyetur nëse  një ditë do t’i bashkëngjitet Kosovës, Xhaka ka thënë se për një veprim të tillë tashmë është vonë.

    Thotë se është i lumtur në Kombëtaren e Zvicrës.

    “Kosova dhe Shqipëria ka shumë lojtarë të mirë. Të dy ekipet na bëjnë krenar. Nuk është e mundur që të kthehem në Kombëtaren e Kosovës. Ajo kohë tashmë ka shkuar. I përkrahi të dyja por mbetem në Zvicër”, tha ai.

    Vitin 2019 me Arsenalin, Xhaka po e vlerëson të suksesshëm. Thotë se pas pushimeve do to “përvilet punës”.

    “Me Arsenalin ka qenë një vit i suksesshëm edhe pse nuk kemi mundur me u kualifikua për Ligën e Kampionëve. Jam i lumtur edhe me kombëtaren e Zvicrës dhe do të vazhdoj pas pushimeve”, përfundoi talenti shqiptar i Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!