×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhamat e zi nëpër vetura, Policia në Gjilan shqiptoi 248 vetëm në muajin maj

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 11:57

    Policia në Gjilan ka njoftuar se gjatë muajit maj ka shqiptuar 248 gjoba për shoferët që i kanë vendosur xhama të zi automjeteve pa leje ose aprovim paraprak.

    “Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej dyqind e dyzet e tetë (248) gjoba ndaj ngasësve të cilët kanë shkelur nenin 248, paragrafi 2, nën paragrafi 2.7 ‘’janë bërë ndryshime në mjet pa iu nënshtruar atestit përkatës‘’ të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili ndalon qartë modifikimin e xhamave të automjeteve në mënyrë që kufizon dukshmërinë përbrenda dhe jashtë automjetit, pa lejen apo aprovimin përkatës nga autoritetet kompetente.”

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë ligjet në fuqi dhe të heqin materialet apo foljet e errëta nga xhamat e automjeteve të tyre nëse nuk janë të autorizuara, në mënyrë që të shmangen masat ndëshkuese dhe të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt rrugor për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!