Katër xhandarë serbë kanë partrulluar para dy ditësh përtej zonës neutrale të kufirit Kosovë-Serbi, në zonën e Istogut.
Reporteri.net ka biseduar me një banor të asaj zone, i cili i ka parë dhe fotografuar katër persona të veshur me uniformë ushtarake.
Sipas tij, ata kishin kaluar zonën neutrale dhe partrullonin lirshëm në një zonë mjaft të thellë malore të Kosovës.
Gazeta ka provuar të flas me Policinë e Kosovës për të marrë vesh nëse janë në dijeni. Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës është përgjigjur, por vetëm ka kërkuar që të shkruhet në e-mailin zyrtar dhe të merret përgjigje nga departamenti që merret me menaxhimin kufitar.
“Shkruaj në adresë zyrtare. Nëse ka diçka të vërtetë e adresojmë te departamenti kompetent, na kthejne një përgjigje”, ka thënë Daut Hoxha.
E Departamenti që merret me menaxhim të kufirit, e ka konfirmuar prezencën e ushtrisë së Serbisë, por thonë se nuk e shkelën territorin e Kosovës.
“Ju lutemi të jeni të njoftuar, se ushtria e Republikes së Serbise, ka patrulluar për gjatë kesaj pjese të kufirit por në territorin e Republikës së Serbisë”, thonë ata.
Sidoqoftë, hyrjet e tilla nga xhandarët serbë janë gati të zakonshme. Në zonën e Kamenicës ata janë parë e xhiruar disa herë teksa shkelnin në territorin kosovar./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.