Gazetarja Jeta Xharra, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka kritikuar deputetën e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, për publikimin e një fotografie, në të cilën pretendohej se ishte një grua nga Kosova që po dhunohej nga ushtarët serbë gjatë kohës së luftës.
Xharra ka shkruar se nuk do të hesht as ndaj këtij rasti në të cilin është i përfshirë një grua, meqë nuk po hesht as kur gratë po na zbardhin fytyrën me sukseset e tyre.
Xharra e ka quajtur ‘budallicë’ deputeten Brovina, dhe ka kërkuar nga ajo të jap dorëheqje.
Publikimi i plotë i Xharrës në Facebook:
Ok – s’po du me shujt, se kur gratë po na zbardhin ftyrën shumë po krenohna, zemra mal po më bohët e tash kur po na e merr ftyrën një gru, duhet me fol edhe tash! Duhet me fol edhe kur gratë rrejnë, mashtrojnë edhe e dhijnë punën! Flora Brovina e ki dhi, të lutem jep dorëheqje se na ki marrë ftyrën në krejt botën, jo veç PDK-së tande! Jep dorëheqje në baza morale se vetëm qështu diqysh pshtojmë me ftyrë – s’po më intereson kush të ka shti me qit atë foto, ti ki boll vjet mos me hangër grepin! Sidoqoftë, ke kallxu që je budallicë e sendin ma të mençëm që mundesh me bo tash o me dhanë dorëheqje!
Drita Hajdari, gjasat që jep Flora Brovina dorëheqje janë të vogla. Nëse ti je profesionale, duhesh me i çel asaj rast për raportim të rrejshëm. Raportimi i rrejshëm o vepër penale!