Njihet si shefi i shefave, por nga sot nuk është as shef i PDK-së në Pejë. Fjala është për ish-deputetin Adem Grabovci. Kjo pasi Xhavit Haliti, nënkryetar aktual i Kuvendit të Kosovës, njëherit themelues i PDK, është zgjedhur kryetar i Degës së kësaj partie në Pejë.
Lajmin për zgjedhjen e Halitit në krye të PDK’së në Pejë e ka bërë të ditur Arton Muhaxheri i përfshirë në rrahjet që ndodhën ditë më parë në Pejë me Grupin e Adem Grabovcit.
“E pritshme…
Urime Kryetar! Xhavit Haliti”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Kur e pati shpallur kandidaturën, Xhavit Haliti, kishte thënë se Peja do të jetë Kryefjala e Dekadës së re.
“Zotohem se me gërshetimim e gjeneratave, përkatësisht përvojës së veprimtarëve të hershëm dhe ideve inovative të veprimtarëve të rinj, PDK-ja në Pejë do të jetë kryefjala e Dekadës së re në Kosovë”, kishte shkruar Haliti në Facebook.
Kujtojmë se 20 vjet pas lufte PDK asnjëherë nuk ka arritur të dalë parti fituese në Pejë. Kjo e ka detyruar këtë subjekt që të lidh koalicione herë me LDK-në e herë me AAK-në, parti këto që qeverisin herë njëra e herë tjetra nga paslufta.
Mbetet të shihet në zgjedhjet e ardhshme lokale nëse PDK do ta kandidoi Halitin për kryetar komune, por kjo duket pak e besueshme nëse shihet karriera e tij politike, ku nga paslufta nënstop ka mbajtur postin e nënkryetarit të PDK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.