Xhavit Haliti i bën thirrje Edi Ramës: Hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka bërë thirrje publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, që t’i hapë disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.


Kështu ka bërë të ditur Haliti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gjersa ka shtuar se ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.

“Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë”, ka shkruar Haliti.