Pas debatit të ashpër të PDK’së me Gërvallën, përplasen deputetët e PDK’së me ata të Vetëvendosjes.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas përplasjeve të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Teksa kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta, pauzë, pas lëshimit të sallës nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar një tollovi në mesin e deputetëve.
Një prej deputetëve është mbajtur për krahu nga disa deputetët. Nga videot e publikuara, Hajdar Beqa, cili shihet që është përplasur me deputetin e VV’së, Besim Muzaqin.
Mirëpo, pas përplasjes mes deputetëve të PDK’së dhe Vetëvendosjes, deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti është parë duke i thënë përkrahjes kryesueses së seancës Saranda Bogujevci.
Haliti shihet i afërt me Bogujevcin pas përplasjes që ndodhi.
Mirëpo, PDK ka kërkuar mbledhje të Kryesisë që seancat e Kuvendit të mos i udhëheq më Saranda Bogujevci
Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, po kërkon që seancat e Kuvendit të mos udhëhiqen më nga Saranda Bogujevci, pasi sipas tij po krijohet situatë e pakëndshme.
Ai tha se për shkak të saj një pjesë e opozitës e lëshoi sallën, e prezentë nuk do të jenë as deputetet e PDK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.